Site icon Telegrafi

I plagosuri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Foto: Arkiv

Një person i cili u plagos sot rreth orës 11:00 nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë është në gjendje të rëndë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.

“Është pranuar një pacient i plagosur me armë zjarri, gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Syla.

Lexo po ashtu Plagoset një person në Prishtinë

Nga Policia e Kosovës, zëdhënësja Flora Ahmeti për Telegrafin tha se një person është plagosur sot rreth orës 11:00 nga të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu siç bëri të ditur ajo hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version