Site icon Telegrafi

I plagosuri në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë

Personi i plagosur mëngjesin e sotëm, është jashtë rrezikut për jetë. Mësohet nga Emergjenca se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Klinikën e Ortopedisë.

Mëngjesin e sotëm, në ora 04:20, Policia e Kosovës ka marrë një informatë për përleshje me armë në një lokacion në qendër të Prishtinës.

Ekipet e Policisë dhe forenzika janë duke kryer ekzaminimet në lokalin “MaroonPub”, rruga Fehmi Agani, në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se deri tash Policia ka arrestuar një person të dyshuar për gjuajtje me armë. Ndërkohë që personi i plagosur është dërguar në QKUK.

“Për momentin janë duke u bërë ekzaminimet dhe detajet rreth rastit do t’ju raportojmë më vonë”, ka thënë Ahmeti, raporton KosovaPress.

Exit mobile version