Site icon Telegrafi

 I plagosuri në Durrës u gjet në vendin e gabuar, nuk ishte ai shënjestra – autori shkoi për t’u sqaruar me pronarin e biznesit

36-vjeçari që u plagos sot në Shijak duket se nuk ishte shënjestra e vërtetë e autorit A.H, që qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se një natë më parë, Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit D., pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Mes të shtënave me armë, E.D mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë. /Euronews/Telegrafi/

Exit mobile version