Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person, meqë i njëjti, me armë zjarri ka plagosur një femër.
Ngjarja ka ndodhë dje në Klinë dhe viktima është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Pejës.
Sipas PK-së, i dyshuari është mashkull me shtetësi shqiptare.
Njësiti policor në po këtë ngjarje ka arrit të konfiskojë një armë AK-47, një karikator me 4 fishek, dhe dy gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë.
Siç njofton PK, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.