Site icon Telegrafi

Plagosje në Deçan

Në Deçan ka ndodhur plagosja e një personi. Lajmin e plagosjes e konfirmoi për “Kallxo.com”, Skender Dreshaj – drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pacienti është pranuar në orën 7:05 minuta. Është i moshës rreth 35-vjeçare. Plaga ka qenë sipërfaqësore (gërvishtje). Pas tretmanit pacienti është liruar për shtëpi”, tha Dreshaj.

Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje.

“Kallxo.com” ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, por ai me arsyetimin se ndodhet në një takim, ende nuk është përgjigjur.

Exit mobile version