Nga të shtënat me armë zjarri në një dasmë, tri vajza u plagosën mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Tërnje të Suharekës.
Vajzat e lënduara u dërguan menjëherë në spitalin rajonal të Prizrenit, ku morën ndihmën e parë. Dy prej tyre u mjekuan dhe u lanë të lira, ndërsa njëra që mori plagë serioze në pjesën e poshtme të barkut, u dërgua në QKUK.
Policia rajonale intervenoi shpejt. Pasi mori urdhrin e prokurorit të shtetit, bastisi disa lokacione, raporton RTK
Sipas Policisë, gjatë mbrëmjes së kaluar u ndaluan nën masën e arrestit 2 persona.
Policia apelon tek qytetarët që të mos përdoren armët në gëzimet familjare, pasi organet e rendit do të jenë aty në çdo kohë, e ligji për përdoruesit e armëve do të jetë i pamëshirshëm.