Telegrafi

Plagosje dhe therje me thikë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës dje në Prishtinë rreth orës 15:00 ka hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar, ku prej tyre njëri ishte i plagosur nga arma e zjarri dhe tjetri ishte i therur me thikë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuar që gjenden në QKUK ju është lëshuar vendim për ndalim. /Telegrafi/