Site icon Telegrafi

Plagosje më armë zjarri në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e pasdites në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 51 vjeçari Arsen Gerbi, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, raporton tch.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Exit mobile version