Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e mbrëmjes në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tyre.
I plagosuri është shoqëruar menjëherë për në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë vendosur kordonin e sigurisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në të.