Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen Arbëria.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se personi i plagosur, i gjinisë mashkullore është dërguar për trajtim mjekësor.
Për rastin në fjalë, sipas Ahmetit kanë filluar hetimet në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë./Telegrafi/