Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve N.H., N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi të armëve dhe të pandehurit A.B., për mbajtje në pronësi të armëve.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.H., më 8 gusht 2024, rreth orës 10:07, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët.
I pandehuri N.B., e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të.
I pandehuri A.B. dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.
Viva Fresh Store mbështetësi kryesor i prodhuesve vendorë.