Policia e Tiranës ka publikuar foton e autorit të plagosjes së një 51-vjeçari sot në afërsi të xhamisë “Xhurra”.
Kushdo qytetar që ka një informacion të vlefshëm që do të çonte në kapjen e Saimir Xhafës, policia ka vendosur shpërblim prej 5 mijë eurosh.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”-njofton policia.
Si ndodhi ngjarja?
Agim Jazaj ndodhej në xhami së bashku me Saimir Xhafën. Aty ka nisur një debat mes tyre dhe në dalje, Simiri ka marrë pistoletën në makinë dhe ka qëlluar drejt Jazajt. Pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./TCH/