Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person nga Gjakova është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.
Ndërsa në lidhshmëri me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar te të cilët është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër copë fishekë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/