Site icon Telegrafi

Plagosjet në Bon Vivant, vdes njëri nga të lënduarit

Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit mbrëmë në Bon Vivant në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

Lexo po ashtu Gjuajtjet me armë te Bon Vivanti, 17 të lënduar

Ndryshe, të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version