Site icon Telegrafi

Plagosja e trefishtë në Veternik, policia në kërkim të një personi

Foto: Ilustrim

Dy vajza dhe një djalë kanë mbetur të plagosur ditën e hënë në Veternik të Prishtinës, si pasojë e eskalimit të rrahjes mes disa personave.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin, nëntë persona janë intervistuar ndërsa një person është shpallur në kërkim, transmeton Telegrafi.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04. Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar nëntë persona”, thuhet në raport.

Tutje, policia shton se të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK.

“Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor”.

Ndryshe, edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Telegrafin se kanë nisur hetimet mbi rastin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version