Telegrafi

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nga QKUK thonë se gjendja është stabile

Në orët e mëngjesit të sotëm një grua është plagosur me armë zjarri nga një person në Fushë Kosovë, gjendja e së cilës aktualisht është stabile.

Në një prononcim për Telegrafin mjeku kujdestar i Emergjencës së QKUK-së, Sami Bajqinca ka thënë se për momentin nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje emergjente në sallë operative.

“Pacientja aktualisht stabile. Për momentin nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje emergjente në sallë operative. Një procedurë urgjente që është vlerësu se ka nevojë i është kryer. Procedura diagnostikuese janë bërë. Është duke u trajtuar në Qendren Emergjente. Presim rezultatet e imazherisë për nevojë eventuale ndërhyrëse”, ka thënë Bajqinca.

Lexo po ashtu Plagoset një grua në Fushë Kosovë

Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi rastin për Telegrafin, derisa bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person. /Telegrafi/