Telegrafi

Identifikohet i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë Kosovë

Dy gra janë plagosur të premten me armë zjarri rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është arratisur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, të plagosurat janë dërguar menjëherë për tretman mjekësorë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Lexo po ashtu Dy gra plagosen me armë zjarri në Fushë Kosovë

Ahmeti tutje tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe në ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/