Telegrafi

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 15-vjeçari në Pogradec

Foto: Ilustrim

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 15-vjeçarin, i cili plagosi me thikë një bashkëmoshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë së Autobusëve. /Telegrafi/