Telegrafi

Plagosi një person me armë zjarri, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/