Sonte rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
“Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin. /Telegrafi/