Site icon Telegrafi

Plagosi me armë zjarri një shtetas, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin mbrëmjen e kësaj të enjteje pasi një 26 vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 46 vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se shtetasi A. T, 26 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version