Site icon Telegrafi

Përplasi 7-vjeçarin me skaf në Vlorë, lirohet 40-vjeçari

40-vjeçari që u arrestua pasi përplasi me gomone një të mitur në plazhin e Jonufrës në Vlorë është lënë i lirë këtë të premte.

Gjykata e Vlorës vendosi masën “detyrim paraqitje” ndaj Andis Korreshit.

Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg.

40-vjeçari nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, duke lënë të plagosur fëmijën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version