Site icon Telegrafi

Plagosi 6-vjeçarin në Dibër, dënohet me 25 vjet burg Jetmir Koxherri

Jetmir Koxherri u dënua sot me 25 vjet burg për plagosjen e një të mituri dy vite më parë në Dibër.

Ngjarja e rëndë u shënua qershorin e vitit 2019, në fshatin Krastë të Martaneshit.

Pas një konflikti që Koxherri pati me të atit e të miturit, morri automatikun për të qëlluar drejt, ndërsa tre plumba kapën 6-vjeçarin.

Gjykata e Apelit vendosi këtë të martë lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Dibrës për dënimin e 27-vjeçarit për “vrasje të mbetur në tentativë”. /TCH/

Exit mobile version