Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me thikë një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34-vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /TCH/