Telegrafi

Plagoset për vdekje 82-vjeçari në Malishevë

Foto: Ilustrim

Një person 82 vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:35, në Malishevë.

Siç thuhet tutje në raport, viktima pasi është transportuar në QKUK, nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pasi është transportuar në QKUK nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/