Site icon Telegrafi

Plagoset një vajzë në Prizren – arrestohet i dyshuari

Një vajzë është dërguar dje në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dal njësitet përkatëse policore.

“Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Rasti është duke u trajtuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. /Telegrafi/

Exit mobile version