Telegrafi

Plagoset një i ri në Prishtinë, policia e identifikon të dyshuarin

Foto: Ilustrim

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot me armë zjarri në kryeqytet. Ai menjëherë është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

Lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në orën 16:00 në rrugën ‘Azem Gafurri’ në Prishtinë e kemi marr informatën për një të plagosur me armë zjarri, i moshës 19-vjeçare i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo për lajmi.net.

Ndërkohë, Ahmeti bëri të ditur se personi i dyshuar është identifikuar nga ana e policisë dhe janë në kërkim të tij.