Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një mashkull Kosovar.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar/plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/