Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” ndërsa Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar: një revolver, tri pistoleta, (dy prej tyre, njëra me gaz dhe tjetra lodër) dhe 202 (dyqind e dy) fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version