Një person është plagosur ditën e diel në Prishtinë.
Siç njofton policia, viktima është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
“Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/