Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Prishtinë, policia në kërkim të dyshuarit

Një person është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Drenovc të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe se personi i dyshuar është duke u kërkuar.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në fshatin Drenovc të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se personi i dyshuar për këtë plagosje është L.B.

“Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar L.B ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, konfirmoi Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version