Telegrafi

Plagoset një person në Prishtinë, nuk dihen autorët

Në orët e para të së martës në Prishtinë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, duke plagosur një person.

Sipas policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/