Telegrafi

Plagoset një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është duke u trajtuar në QKUK pasi dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur më rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/