Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull në Prishtinë.
I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve.
Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/