Telegrafi

Plagoset një person në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur në Podujevë pasi që i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:35, dhe i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kane gjetur tre gëzhoja. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/