Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati. /Telegrafi/