Një person është plagosur në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin i cili është arrestuar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prishtinës, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila është përdorur në rast”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/