Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Herticë të Podujevës

Në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, sot është plagosur një person.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku, ka thënë për Indeksonline se njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë informata të sakta se si ka rrjedhur ngjarja.

“Personi i plagosur ka shkuar në Emergjencë. Sipas Emergjencës, i ka pasë dy plagë”, ka thënë ajo. “Ne kemi ardhur dhe e kemi lokalizuar vendin e ngjarjes. Familjarët në QKUK kanë thënë se ai është plagosur aksidentalisht. Tani jemi duke i pritur njësitet relevante që të na japin detaje më të qarta”.

Exit mobile version