Një person është plagosur mbrëmjen e së enjtes në Gjilan në rrethana ende të paqarta.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, teksa tha se për momentin nuk kanë detaje më shumë se si ka ndodhur plagosja.
“Mundem të ju konfirmoj se një person është plagosur sonte në orët e mbrëmjes dhe është sjellur në spitalin e Gjilanit, ndërkaq njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rrethanat e rastit”, tha Hashani. /Telegrafi/