Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Telegrafin.
Ajo bëri të ditur po ashtu se lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/