Një person është plagosur me armë zjarri të dielën rreth orës 19:40 si pasojë e fjalosje mes dy personave në fshatin Isniq, në Deçan.
Sipas një njoftim për media bëhet e ditur se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datë 13.10.2024, rreth orёs 19:40, është njoftuar se në fshatin Isniq-Deçan, ka ndodhur njё fjalosje e cila ka përfunduar nё plagosje me armё.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, njё person ka qenё i lënduar nga arma e zjarrit, i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsorë, gjithashtu ne vendngjarje ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit, ndёrsa i dyshuari tjetёr i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim,
Po ashtu siç bëhet e ditur hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar njё armё pistoletё dhe njё gёzhojё.
Ndërkaq, hetuesit nё koordimin me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse të personit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar.
“Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar në procedurё te rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/