Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se është plagosur një infermier në Klinikën e Urologjisë.
Sindikata e Infermierëve ka dënuar ashpër plagosjen e infermierit, dhe u ka bërë thirrje policisë që të ndërmarrin masa të menjëhershme.
“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.”
“Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar. Po ashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.
Sindikata e infermierëve të Kosovës, iu bën thirrje të gjithë infermierëve që janë tani në punë, që të mblidhen menjëherë para Emergjencës në QKUK në shenjë proteste për plagosjen e infermierit F. Nga Klinika e Urologjisë. /Telegrafi/