Telegrafi

Plagoset një grua me armë zjarri në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një grua është plagosur sot me armë zjarri rreth orës 12:20 në rrugën “Mukadeze Lika”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 12:20, kemi  marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Mukadeze Lika’ në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti tha se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/