Gazetarja malazeze, Olivera Llakiq, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos mbrëmë rreth orës 21:00, para ndërtesës ku jeton, në bulevardin Shën Peter Cetinjski në Podgoricë.
Sipas informacioneve nga policia, gazetarja u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik.
Llakiq punon në gazetën me ndikim Vijesti.
Llakiq, 49 vjeçe, e cila punon për Vijesti, është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë.
“Do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviq, përcjell Telegrafi.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiq është shumë shqetësues.
“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Twitter.
The attack on journalist Olivera Lakić is very worrying. Journalists must be protected.
— Aivo Orav ?? (@EUAmbME) May 8, 2018
Kryeministri Dushko Markoviq, tha se autoritetet kërkuan një hetim të shpejtë dhe efektiv që do të zbulonte motivin e sulmit, sulmuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre të mundshëm dhe urdhëruesit. /Telegrafi/