Site icon Telegrafi

Plagoset një 39 vjeçar në Berat

Një 39 vjeçar banues në Berat është qëlluar me thikë nga dy shtetas.

Policia lokale ka arrestuar në flagrancë të rinjtë Ornel Toska, 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj, 20 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim” në Berat.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Dëshmorët e Kombit për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M.M, 39 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. /Telegrafi/

Exit mobile version