Telegrafi

Plagoset një 33-vjeçar në sheshin e Skenderajt

Një person është plagosur mbrëmjen e së dielës në Skenderaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore  raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga  hetimet  e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Rasti është iniciuar dhe po hetohet  ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Zahiti. /Telegrafi/