Një person është plagosur mbrëmjen e së dielës në Skenderaj.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Rasti është iniciuar dhe po hetohet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Zahiti. /Telegrafi/