Site icon Telegrafi

Plagoset një 23 vjeçar në Vushtrri

Një person i moshës 23 vjeçare është plagosur me armë zjarri në një kafiteri në Vushtrri.

23-vjeçari G.F  është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti bëri të ditur për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Pandeli Sotiri”.

Lidhur me rastin është arrestuar 18 vjeçari G.L.

“Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Viktima është dërguar në QKMF në Vushtrri ku më pas është dërguar në QKUK, është jashtë rrezikut për jetë”, theksoi Zahiti.

Nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një armë dhe dy gëzhoja. /Telegrafi/

Exit mobile version