Site icon Telegrafi

Plagoset një 22 vjeçar nga të shtënat me armë në parkun e “Taukbahçes”

Nga të shtënat me armë zjarri në parkun e Taukbahçes, ka mbetur i plagosur një person 22 vjeçar.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se viktima L.D 22 vjeç, është dërguar për tretman mjekësor.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë në parkun e "Taukbahçes"

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Taukbahçes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahemti. /Telegrafi/

Exit mobile version