Telegrafi

Plagoset një 15-vjeçar në Prishtinë, identifikohet i dyshuari (Foto)

Një djalë i moshës 15 vjeçare është plagosur në Prishtinë pasditen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 në rrugën “Nazim Gafurri” në kryeqytet ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. I plagosuri është një djalë i moshës 15 vjeç dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”,  ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar  se personi i dyshuar i cili ka kryer veprën është identifikuar nga policia.

Ajo ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj plagosje dhe se policia është duke ekzaminuar vendin./Telegrafi/